Description
arritja e barazisë në kuptimin më të gjerë, më të orientuar drejt rezultateve, në sensin e rishpërndarjes, bazuar në perceptimin se barazia e mundësive dhe trajtimi i barabartë mund të mos jenë të mjaftueshme për të korrigjuar shtypjen historike dhe disavantazhin e grave
Additional notes and information
Në disa raste, mundësitë e barabarta mund të kenë në të vërtetë një ndikim negativ në mirëqenien e grave, nëse gratë harxhojnë kohë dhe energji për t'i përfituar ato pa rezultat. Në mënyrë që të sigurohet që ndërhyrjet në zhvillim të rezultojnë në barazinë e rezultateve për gratë dhe burrat, është e nevojshme të hartohen ato në bazë të analizës gjinore. Trajtimi ‘i barabartë’ pra nuk do të thotë trajtim ‘i njëjtë’, por nënkupton që personat që janë në situata të ngjashme duhet të trajtohen njësoj, dhe se personat që janë në rrethana të ndryshme duhet të trajtohen ndryshe. Barazia e rezultateve ose arritjeve kërkon krijimin e një mjedisi shoqëror të mundshëm duke adresuar ideologjinë dhe konstruktet kulturore që krijojnë hierarki brenda marrëdhënieve gjinore. Masat pozitive janë provuar si një masë e nevojshme për të garantuar barazinë e rezultatit.