Description

diskriminimi që ndodh kur një dispozitë, kriter ose praktikë dukshëm neutrale, do t'i vinte personat e një seksi në një disavantazh të veçantë krahasuar me personat e seksit tjetër, përveç nëse kjo dispozitë, kriter ose praktikë justifikohet objektivisht nga një qëllim i ligjshëm dhe mjetet për arritjen e këtij qëllimi janë të përshtatshme dhe të nevojshme

Additional notes and information

Koncepti përqendrohet në efektin e një rregulli ose një praktike dhe merr parasysh realitetet e përditshme shoqërore. Diskriminimi jo i drejtërdrejtë ndodh kur një ligj, politikë ose program nuk duket të jetë diskriminues, por ka një efekt diskriminues kur zbatohet. Kjo mund të ndodhë, për shembull, kur gratë janë në disavantazh në krahasim me burrat në lidhje me gëzimin e një mundësie ose përfitimi të veçantë për shkak të pabarazive paraekzistuese. Zbatimi i një ligji asnjanës ndaj gjinisë mund të lërë pabarazinë ekzistuese të pandryshuar, ose ta përkeqësojë atë.