Description

proces me të cilin të gjitha autoritetet përkatëse menaxhojnë rreziqet e sigurisë të identifikuara në një vlerësim të rrezikut. Këto aktivitete mund të drejtohen ndaj viktimave (p.sh. planifikimi i sigurisë), autorëve të krimit (p.sh. duke përdorur kompetencat e policisë për të ndjekur, zbuluar dhe ndaluar sjelljen ofenduese) ose së bashku. Shënim: Shtrirja dhe lloji i aktiviteteve të ndërmarra duhet të informohen nga vlerësimi i rrezikut, të zbatohen brenda një kornize multi-institucionale dhe të monitorohen për efektivitetin e tyre. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është të përpiqen të zvogëlojnë kërcënimin e paraqitur nga kryesi dhe të mbrojnë viktimën nga dhuna dhe abuzimi i mëtejshëm.