Description

term ombrellë për të treguar një numër variacionesh të ndryshme në karakteristikat trupore të një personi që nuk përputhen me përkufizimet strikte mjekësore të femrës ose mashkullit

Additional notes and information

Këto karakteristika mund të jenë kromozomike, hormonale dhe / ose anatomike dhe mund të jenë të pranishme në shkallë të ndryshme. Shumë variante të karakteristikave të seksit zbulohen menjëherë në lindje, ose edhe më parë. Ndonjëherë këto variante bëhen të dukshme vetëm në fazat e mëvonshme të jetës, shpesh gjatë pubertetit. Ndërsa shumica e njerëzve ndërseksualë janë të shëndetshëm, një përqindje shumë e vogël mund të ketë gjendje mjekësore që mund të jenë të rrezikshme për jetën nëse nuk trajtohen menjëherë.