Description

prirja drejt një përqindje në rritje të grave në mesin e punëtorëve migrantë ndërkombëtarë

Additional notes and information

Feminizimi i migrimit të punës ka ndodhur gjatë dekadave të fundit për tre arsye kryesore. Së pari, kërkesa për punë, veçanërisht në vendet më të zhvilluara, po bëhet gjithnjë e më shumë selektive nga aspekti gjinor në favor të vendeve të punës të plotësuara zakonisht nga gratë, për shembull në shërbime, kujdes shëndetësor dhe argëtim, dhe veçanërisht si rezultat i krizës globale në sektorin e përkujdesit. Së dyti, ndryshimi i marrëdhënieve gjinore në disa vende të origjinës do të thotë që gratë kanë më shumë pavarësi për të punuar dhe migruar në një numër më të madh sesa ndodhte më parë. Së treti, ka pasur një rritje në migrimin e grave për punë shtëpiake, si dhe në migracionin e organizuar për martesë dhe trafikimin e grave në industrinë e seksit.