Description

dhunë e përjetuar nga gratë dhe vajzat gjatë konfliktit të armatosur, duke filluar nga dhuna fizike, seksuale te ajo psikologjike e kryer nga aktorë shtetërorë dhe jo-shtetërorë duke përfshirë vrasje, vrasje të paligjshme, tortura dhe trajtime ose ndëshkime të tjera mizore, çnjerëzore ose degraduese, rrëmbime, sakatimin dhe gjymtimin, rekrutimin e detyruar të grave luftëtare, përdhunimin, skllavërimin seksual, shfrytëzimin seksual, zhdukjen e pavullnetshme, ndalimin arbitrar, martesa të detyruara, prostitucionin e detyruar, abortin e detyruar, shtatzaninë e detyruar dhe sterilizimin e detyruar.

Additional notes and information

Dhuna seksuale është përdorur gjatë konfliktit të armatosur për shumë arsye të ndryshme, duke përfshirë si një formë të torturës, për të shkaktuar lëndime, për të nxjerrë informacione, për të degraduar dhe frikësuar, dhe për të shkatërruar komunitetet. Përdhunimi i grave është përdorur për të poshtëruar kundërshtarët, për të përzënë komunitetet dhe grupet nga vendbanimet e tyre dhe për të përhapur me dashje HIV. Gratë janë detyruar të kryejnë punë si skllave seksuale dhe shtëpiake. Gratë gjithashtu janë rrëmbyer dhe më pas janë detyruar të shërbejnë si ‘gra’ për të shpërblyer luftëtarët.