Description

kombinimi i barazisë zyrtare gjinore me barazinë e të arriturave, që do të thotë se barazia në ligj, mundësitë e barabarta dhe trajtimi i barabartë i grave dhe burrave përplotësohen nga barazia në bazë të ndikimit, të arriturave ose rezultateve

Additional notes and information

Barazia gjinore përmbajtësore kërkon që barazia të interpretohet në përputhje me kontekstin e gjerë ose realitetet e disavantazheve të grave dhe ndikimin e këtyre rrethanave në lidhje me eliminimin e disavantazheve në të arriturat dhe rezultatet. Është një qasje përmes së cilës gratë mund të ushtrojnë dhe të gëzojnë plotësisht të gjitha të drejtat e njeriut dhe liritë në baza të barabarta me burrat. Koncepti i barazisë përmbajtësore ka një rëndësi të veçantë në adresimin e disavantazheve bazuar në seks dhe gjini. Shqyrtimi i kujdesshëm i ligjeve, politikave dhe programeve zyrtare neutrale gjinore që trajtojnë gratë dhe burrat njëlloj bëhet i nevojshëm për të vlerësuar nëse ato do të përshpejtojnë arritjen e barazisë gjinore në praktikë dhe do të eleminojnë diskriminimin ndaj grave.