Description

penetrimi jokonsensual vaginal, anal ose oral i trupit të një personi tjetër ku penetrimi është i një natyre seksuale, me ndonjë pjesë trupore ose me një objekt, nga një i njohur ose partner takimi i viktimës së përdhunuar

Additional notes and information

Përdhunim gjatë një takimi gjithashtu i referohet çdo veprimi tjetër jokonsensual të një natyre seksuale. Detyrimi i një personi tjetër të përfshihet në veprime jokonsensuale të një natyre seksuale me një person të tretë, konsiderohet gjithashtu si përdhunim në takim. Pëlqimi i referohet marrëveshjes vullnetare si rezultat i vullnetit të lirë të një personi.