Description

qendër që ofron shërbime të specializuara për viktimat e dhunës seksuale, të tilla si kujdesi i menjëhershëm mjekësor dhe mbështetja e traumës e kombinuar me ekzaminime të menjëhershme mjeko-ligjore për të mbledhur provat e nevojshme për ndjekje penale, plus këshillim dhe terapi psikologjike afatgjatë, mbështetje për viktimat gjatë procedurave gjyqësore dhe ndihmesa të tjera praktike.

Additional notes and information

Standardet e siguruara nga Konventa e Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje parashikojnë që qendra të tilla të jenë të disponueshme në numër të mjaftueshëm dhe të jenë lehtësisht të arritshme, dhe që shërbimet e tyre të kryhen në një mënyrë të përshtatshme. Të paktën një qendër e tillë duhet të të jetë në dispozicion për çdo 200 000 banorë. Qendrat e krizave të trajtimit të përdhunimit mund të ekzistojnë në forma të ndryshme dhe zakonisht ofrojnë ndihmë afatgjatë. Nga ana tjetër, qendrat e referimit të dhunës seksuale, mund të specializohen në kujdesin e menjëhershëm mjekësor, praktikën mjeko-ligjore me cilësi të lartë dhe ndërhyrjen në situatën e krizës. Ata mund të vendosen në një mjedis spitalor për të kryer kontrolle mjekësore dhe për ta referuar viktimën në qendrat e specializuara të grave.