Description

metoda e qendërsimit gjinor që integron shqetësimet e barazisë gjinore në objektivat e vlerësimit, por edhe në metodologjinë e vlerësimit, qasjet dhe përdorimin

Additional notes and information

Monitorimi dhe vlerësimi i ndjeshëm gjinor përdoret për të zbuluar nëse një program adreson përparësitë dhe nevojat e ndryshme të grave dhe burrave, për të vlerësuar nëse ka një ndikim në marrëdhëniet gjinore dhe për të përcaktuar aspektet gjinore që duhet të integrohen në sistemet monitorimit dhe vlerësimit. Përfshirja e objektivave dhe treguesve të qartë të barazisë gjinore në fazën e planifikimit gjithashtu forcon përgjegjësinë për sa i përket progresit të bërë në çështjet e barazisë gjinore. Monitorimi dhe vlerësimi efektiv i përgjegjshëm gjinor duhet të përfshijë të dhëna cilësore dhe sasiore që matin ndikimin në marrëdhëniet gjinore. Pa të dhëna të mjaftueshme, një analizë kuptimplote e ndikimit në barazinë gjinore është shumë e vështirë. Kjo gjithashtu nënkupton që, si minimum, të gjitha të dhënat duhet të mblidhen, prezantohen dhe analizohen në të ndara në baza gjinore.