Description

punësim ku punëtori punon më pak orë sesa numri i zakonshëm i orëve të punës me kohë të plotë

Additional notes and information

Orët me kohë të plotë të punës mund të llogariten për shembull, në bazë ditore, javore, mujore apo edhe vjetore, ose në bazë të një periudhe mesatare të punësimit. Gratë janë të mbipërfaqësuara në punët me kohë të pjesshme dhe prandaj vuajnë disavantazhe në lidhje me punën me kohë të pjesshme, të tilla si mosfitimi i të ardhurave të mjaftueshme për të arritur pavarësinë ekonomike, duke patur më pak mundësi karriere dhe grumbullojnë pensione më të ulëta, në veçanti kur punësohen në punë të pasigurta dhe me kohë të pjesshme. Sidoqoftë, puna cilësore me kohë të pjesshme mund të kontribuojë në rritjen e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës. Traditat ndryshojnë në të gjithë vendet përsa i përket mënyrës se si puna me kohë të pjesshme shihet në përgjithësi dhe në veçanti nga partnerët socialë. Puna me kohë të pjesshme mund të shihet si një produkt përfundimtar që pasqyron rolet tradicionale gjinore, me theks në disavantazhet e punës me kohë të pjesshme në drejtim të pagës, ngritjes në detyrë, të drejtat e pensionit, etj. Nga ana tjetër, mund të shihet si një instrument për të rritur pjesëmarrjen në tregun e punës - dhe kështu, në një farë mase të paktën - edhe pavarësinë ekonomike të grave.