Description

grua ose vajzë e pashoqëruar që ka lënë vendin e saj të origjinës për të kërkuar mbrojtje ndërkombëtare

Additional notes and information

gruaja ose vajza mund të ketë aplikuar zyrtarisht për statusin e refugjatit, por ende nuk ju është njohur si e tillë nga organi zbatues kombëtar i azilit ose ajo ende nuk ka aplikuar për status përmes paraqitjes së kërkesës e saj. Termi ‘azilkërkues’ nuk përcaktohet në asnjë instrument ligjor ndërkombëtar dhe i nënshtrohet përcaktimit nga ligji kombëtar. Megjithëse dhënia e statusit të refugjatit është privilegj i shtetit ofrues, duke iu nënshtruar disa përjashtimeve, statusi i refugjatit është më tepër deklarativ sesa përcaktues: domethënë, personat nuk bëhen refugjatë për shkak të njohjes, por ata njihen sepse janë refugjatë. Jo çdo grua që kërkon azil në fund të fundit do të njihet si refugjate, por çdo grua refugjate fillimisht është azilkërkuese.